Sport

“Babës” së futbollit nuk i pëlqejnë kritikat

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 17 December 2020

Klubi i Ballkanit këtë edicion është duke kaluar ne formë të jashtëzakonshme.

Suharekasit aktualisht mbajnë pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, shkruan Gazeta inFokus.

Në xhiron e javës se 18-të ‘Portokallinjtë’ u mposhtën nga Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2-1.

-Advertisement-

Kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, i cili pushtoi mediat me reagimet e tij ofenduese.

Menjëherë pas ndeshjes Munishi ishte ankuar për mënyrën e referimit, duke besuar se disa skuadra po favorizohen nga gjyqtarët, e disa jo.

Në një intervistë të dhënë në emisionin sportiv, ‘Dueli Sportiv’ në televizionin Dukagjini, Ismet ‘Baba’ nuk i mirëpriti aspak kritikat që iu bënë.

Pas kësaj interviste, në llogarinë e tij zyrtare në facebook, tekniku kosovar bëri një postim ku tha se këshillat dhe kritikat i mirëpret vetëm nga ekspertët e futbollit.

Por, Ismet ‘Baba’ nuk i ndali as ofendimet madje duke mos i kursyer edhe kolegët e tij.

Kjo ngjalli reagime të mëdha tek të gjithë sportdashësit. Disa duke i dalë në krahë, e disa kundër e dënuan gjuhën e ashpër dhe sjelljen arrogante të 46 vjeçarit, i cili të nesërmen fshiu postimin e tij dhe u kërkoj falje të gjithë atyre që ishin ndjerë të ofenduar.

Munishi po ashtu bëri të ditur se për një kohë të gjatë do të largohet nga rrjetet sociale dhe do t’i përkushtohet klubit dhe familjes.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që ‘Baba’ kishte përdorur fjalë fyese dhe sjellje aspak të hijshme.

‘Nën afekt’, të paktën ashtu siç arsyetohet ai, nga Munishi janë ndjerë të ofenduar disa herë gjyqtar, analist të futbollit dhe tifozë.

 

Lexo edhe : Tifozët e pakënaqur kërkojnë Ismet Munishin në vend të Challandes

Vlenë të cekët se në muajin tetor tifozët e kombëtares së Kosovës kishin kërkuar largimin e trajnerit, Bernard Challandes dhe prurjen e Ismet Munishit në krye të ‘Dardanëve’. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera