Lajme

Babai i Boris Xhonson: Ai është luftëtar, rritja në fshat do e ndihmojë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 08 April 2020

Një ditë pasi kryeministri britanik, Boris Xhonson u shtrua në kujdes intensiv në spital për shkak të koronavirusit, i ati i tij shprehet optimis se ai do ta kalojë këtë.

79-vjecari, Stanley Johnson, i cili u vetizolua pas sëmundjes së djalit të tij, tha se atij i duhet të ndjekë situatën e të birit vetëm duke parë lajmet, sipas “Daily Mail”.

“Nuk po më thuhet se si po kalon Boris. Por ai është optimist, i vendosur dhe i qëndrueshëm”, tha ai duke shtuar se Boris mund të mbështetet në kohën e tij duke u rritur në kushte të vështira në një fermë, për të gjetur forcën për ta mposhtur sëmundjen.

-Advertisement-

“Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje dhe në elementin e tij. “Boris nuk është thjesht një klasik, por një njeri nga fshati dhe kjo do t’i japë shumë forcë në këtë kohë. Ai nuk është thjesht ‘rus in urbe’, por ‘rus in rus’, do të thotë se ai është një fshatar që shkelmon”, shtoi ai.

Stenli Xhonson, ish-deputet në parlamentin britanik, tha se djali i tij ishte njeri i fshatit dhe ishte rritur për të qenë “i guximshëm”.

Duke folur në shtëpinë e tij 500 hektarësh në Exmoor, Devon, ai vazhdoi:

“Një pjesë e madhe e karakterit të djalit tim u formua këtu dhe në fshatin lokal të Ëinsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët. Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i.  Boris do t’u markonte deleve shkronjën J në kurriz para se të shkonin në treg. Boris ishte aty, duke u bërë me baltë në çdo kohë. Një pjesë e vetë personit që ai është, optimist, i vendosur, rezistent, erdhi nga kjo luginë Exmoor-i”. /Opinion.al

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera