“Baba ktu”, qytetari vendos foton e Kurtit në veturë
Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 07 June 2023
Një qytetar ka vendosur fotografinë e kryeministrit Albin Kurti në pjesën e prapme të veturës së tij.
Vetura ku është vendosur fotografia e Kurtit krahas hartës së Mitrovicës dhe ku shkruhet “baba ktu”, është parë duke qarkulluar sot në Prishtinë, shkruan Express.
Ndryshe, situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë.
Situata eskaloi më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR’it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, njëmbëdhjetë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez.
Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”.
“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, ka deklaruar Ristuccia.
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Të tjera
-
Stamena Jeliq, dëshmitarja e 94-të kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
Dëshmitarja e 94-të e Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së është Stamena...
-
Emisari gjerman Manuel Sarrazin: Investitorët po shkojnë në Serbi, duam që kjo të ndryshoj dhe të vijnë në Kosovë
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, th...
-
Përfitoi përmes mashtrimit mbi 100 mijë euro, arrestohet një person në Mushtisht të Prizrenit
Një person dyshohet se duke paraqitur dëshmi dhe fakte të rreme, ka përfituar...
-
Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ...
-
Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë
Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist të një vi...
-
Shala i PSD’së: Liburn Aliu është me një këmbë brenda, e një jashtë VV-së
Anëtari i PSD-së, Azdren Shala ka folur për ngjarjet e fundit, si vonimi i pa...
-
Policia shqiptoi 2460 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin për mbështetjen
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv, e ka falënderuar për mbështetje k...
-
Me përgjigjet e tij, viktimạ e tentim vrạsjes e befason trupin gjykues
Në gjykimin e Mërgim Zeqirit, i cili nga Prokuroria akuzohet se ka tentuar ta...
-
Ganimete Musliu i reagon Mefail Bajqinovcit: Të shkretit janë në panik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefa...
-
Shqiptarja lajmërohet nga Bejruti i Libanit: Gjendja është katastrofike
Flutra Gorana, shqiptare që jeton në Bejrut të Libanit, ka folur për Klan Kos...
-
Emisari gjerman Manuel Sarrazin sot në Prishtinë flet për Procesin e Berlinit, merr pjesë edhe Besnik Bislimi
Sot edhe nesër në Prishtinë mbahet Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar. ...