Lajme

Azemi i LDK-së: Qeveria e dështuar në menaxhim po e përdor popullizmin për t’iu hedhur hi syve qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 11 February 2023

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se është bërë e zakonshme që popullzimi të përdoret si taktikë për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga keqmenaxhimi dhe dështimi i qeverisjes.

Azemi thotë se Qeveria Kurti në vend që të merret me problemet ekonomike e sociale të qytetarëve, përdor retorikë për të nxitur emocionet dhe ndjenjat.

Në një reagim në profilin e tij, anëtari i LDK-së thotë se popullzimi po përdoret për t’iu hedhur hi syve qytetarëve.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Populizmi është bërë një taktikë e zakonshme në dy – tre vitet e fundit për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga keqmenaxhimi dhe dështimi i qeverisjes. Në vend që të trajtojnë problemet ekonomike e sociale, kjo qeveri përdor retorikë që tërheq emocionet dhe ndjenjat në vend të fakteve dhe zgjidhjeve që duhet të ju ofroj qytetarëve.

Populizmi shërben si hi për sy për këta që janë në pushtet për t’iu shmangur përgjegjësisë për veprimet, apo më mirë me thëne mosveprimin e tyre. Është thelbësore që qytetarët të informohen drejtë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike premtimet dhe politikat e kësaj qeverie e kështu së bashku të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes së qeverisjes dhe zhvillimit në vendin tonë.

Edhe pse lufta kundër populizmit është sfidë komplekse, e sidmos këtij që po e shtyn përpara Qeveria në krye me Kurtin, secili prej nesh duhet të sigurohemi që të jemi mirë të informuar dhe kritikë ndaj mesazheve dhe informacioneve që përdoren për përhapje së informacionit të rremë ose mashtruese. Video e fundit e LVV dhe Kurtit në krye të saj e ka mu këtë qëllim, mashtrimin.  Pra, në vend që të trajtojnë problemet ekonomike e sociale, kjo qeveri përdor retorikë që tërheq emocionet dhe ndjenjat në vend të fakteve dhe zgjidhjeve.

Koha është për zgjidhje e punë, jo për video e mashtrime!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera