Lajme

Avokati Smakiqi për Qeverinë: Qesharaket dhe amatoret perpiqen, por nuk ia dalin asnjëherë për asgjë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 23 June 2023

Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar pas pezullimit të licensës së Klan Kosovës dhe pastaj të ArtMotion nga ARBK-ja.Përmes një postimi në Facebook, Smakiqi është shprehur se Qeveria duke qenë te aftë për amatorizem, po merr vendime koti duke hargjuar shkronja të zeza.

“Qeveria dhe Kabineti i Minstres se MINT, duke qenë te aftë për amatorizem, ju ka ngjujtë aksionarëve te Klan Kosoves dhe Artmotion, pezullo, shfuqizo, anulo, fuqizo, shkarko ngarko vendime koti duke hargjuar shkronja te zeza”, është shprehur Smakiqi.Ai ka thënë se Qeveria dhe Kabineti i Ministrës së MINT-it, nuk po e marrin vesh se shteti i Kosovës ka system të strukturuar juridic, dhe ekzekutivi mund të deformohet nga urdhërat politikë.
“Qesharaket dhe amatoret perpiqen, por nuk ia dalin asnjëherë për asgjë”, ka shkruar në fund avokati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera