Lajme

Avokati kundërshton Prokurorinë: Lufta mbaroi në qershor e jo shtator

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 04 April 2023

Avokati rikujtoi se pas ofensivës serbe të vitit 1999, UÇK-ja thuajse nuk ekzistonte. “Ra morali i pjesëtarëve të UÇK-së, nuk kishin furnizime, por edhe në atë kohë, UÇK-ja thuajse ishte shpartalluar. Kjo ushtri ishte vullnetare, njerëz që hynin e dilnin si të donin”, tha avokati.

“UÇK-ja thuajse u shkatërrua saqë edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm u larguan nga Kosova”. Avokati tha se nuk kishte strukturë komande të UÇK-së dhe nuk kishte strukturë efikase.

Mbrojtja publikoi dokumentin Departamentit Amerikan të Shtetit se se UÇK-ja s’ka komandë as kontrollë.

-Advertisement-

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka publikuar një dokument të Departamentit amerikan të Shtetit i majit 1999. Në këtë dokument thuhet se UÇK-ja nuk ka as komandë, as kontroll mbi Kosovën.

“Për më tepër, meqenëse nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së-së, do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ato për të përdorur dhe mbajtur çdo ndihmë ushtarake që do të ofronin Shtetet e Bashkuara”

Ai tregoi se pas 78 ditë bombardimesh, Millosheviqi zgjodhi të nënshkruajë marrëveshjen, e miratoi Parlamenti i Serbisë dhe ajo u nënshkrua në Kumanovë kurse më pas KS i OKB-së krijoi administratë në Kosovë, përfshirë forcë policore.

Pas lufte, avokati tha se erdhi KFOR-i në Kosovë, i ndjekur nga struktura civile e OKB-së. Me 20 qershor u largua ushtria serbe, e me 21 qershor, u nënshkrua e marrëveshja për demilitarizim të UÇK-së dhe FARK-ut.

Me 24 qershor 1999, Parlamenti i Serbisë heq gjendjen e luftës. “Kjo luftë nuk u shtri deri në shtator 1999”, tha ai, duke pyetur se çfarë bëri OKB-ja sipas Rezolutës 1244.

“Ishte ndërmarrje e paprecedentë e ndërmarrë nga OKB-ja. Ishte shumë e vështirë kjo situatë”.

Ai citoi gjeneralin Clarck se në Bosnje kishte polici e struktura policore të mëparshme, kurse në Kosovë nuk kishte asgjë dhe të gjithë shikonin drejt OKB-së.

Avokati tha se në atë kohë, Kosova nuk kishte as gjykata, as polici, as institucione, as ligje e me mijëra kosovarë të dëbuar, kur u kthyen, kishin të vrarë, shkatërrim e gjithçka tjetër.

”Çfarë mund të pritej në situatë të tillë përveç hakmarrjes?”, pyeti avokati, duke shtuar se edhe shumë kriminelë duke përdorur uniformën e UÇK-së mund të kenë kryer veprime.

Ai më tej shpjegoi se pas luftës, ishte vetë Thaçi që u mundua të kthejë refugjatët serbë, pastaj krijoi Shërbimin Policor të Kosovës, nënshkroi demilitarizimin e UÇK-së dhe u përpoq të krijojë mjedis multietnik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera