Fokus

Avokati kosovar liron nga pagesa mbi 1 mijë euro veteranin e UÇK-së: Shërbimet i keni paguar në luftë

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 17 November 2022

Avokati Petrit Lladrovci, për shërbimet e tij juridike mbrojtëse për një ish ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur që mos ti marrë pagesën, shkruan Gazeta Infokus.

Për disa shërbime që në total kishin një çmim prej 1 mijë e 326 euro, avokati ka faturuar me 0 euro veteranin duke thënë se këto shërbime ai i ka paguar në luftë.

Lladrovci përfaqësuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, disa herë pa asnjë pagesë veteranin e UÇK-së nga Rajoni i Drenicës.

-Advertisement-

Avokati Lladrovci i cili ka avokaturën në Prishtinë në fund të faturës ka shkruar: Të gjitha shërbimet i keni paguar në luftën e UÇK-së ju dhe familja juaj.

Njoftimi për lirim nga pagesa të veteranit të luftës është bërë sot në rrjetet sociale, ndërsa veterani i liruar është nga familja e madhe Fazliu nga Gradica e Drenasit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera