Lajme

Avokati i Veselit: Nuk ka as dëshmitarë e as prova kundër Veselit

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 04 April 2023

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se kundër Kadri Veselit nuk ka asnjë provë e as dëshmitarë se ai ka kryer ndonjë prej veprave me të cilat po ngarkohet nga prokuroria.

“Asnjë nga dëshmitarët nuk e kanë parë Kadri Veselin të bënte diçka të papërshtatshme. Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e ZPS-së, edhe pse kishte vdekur dhe provat ishin në letër. Ishte një dëshmitar që kishte pretenduar se e ka parë Veselin në Kukës duke marrë në intervistë një të ndaluar. Por, ishte e dukshme që në fillim dhe pasi pamë deklaratat e dëshmitë e tij se ky dëshmitar ishte gabuar sa i përket identifikimit të Veselit dhe ai kështu ishte shprehur edhe vetë. ZPS tani e pranon se ky dëshmitar e ka identifikuar gabimisht Veselin. Qëndrimi i ZPS është se është e panevojshme të ndryshojnë aktakuzën për këtë gjë. Ata nuk propozojnë që të paraqesin prova në mbështetje të kësaj”, tha avokati Ben Emmerson.

Sipas tij, ku janë provat që ai ka qenë i përfshirë në këto krime dhe se do të dëshmohet se ai nuk ka qenë i përfshirë kundër kolaboratoristëve.

-Advertisement-

Ai shtoi se as Veseli e as UÇK-ja nuk i kanë shënjestruar mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Një prej të metave në thelbin e provave që ka prokuroria është nocioni që e mendon një numër relativisht i vogël i individëve, që udhëheqja e UÇK-së, kanë komplotuar së bashku për të vënë në shënjestër mbështetësit e LDK-së për t’i përndjekur, por siç do ta dëgjoni, ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren”, tha ai.

Sipas tij, shumica e anëtarëve të UÇK-së ishin mbështetës të LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera