Avokati i Thaçit: Vendimi i Hagës dukej i përcaktuar e i shkruar paraprakisht, u injoruan plotësisht dëshmitarët e mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 22 September 2026
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të padrejtë dhe të paracaktuar.
Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper tha se trupi gjykues, sipas tij, ka injoruar dëshmitë dhe materialet e paraqitura nga mbrojtja, ka rishkruar historinë e luftës së Kosovës dhe ka cenuar parimet e sundimit të ligjit.
Ai tha se mbrojtja kishte paraqitur informacione nga NATO, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara, të cilat, sipas tij, dëshmonin se nuk kishte një strukturë efektive komandimi dhe kontrolli brenda UÇK-së.
“Ky ishte një vendim i pandershëm. Është një situatë që është larg nga e vërteta, rishkruan historinë dhe përveç kësaj, e fshinë historinë”, tha Prosper.
Sipas tij, gjyqtarët kanë injoruar dëshmitarët e mbrojtjes, kundërpyetjet dhe prova që ai i cilësoi si kredibile.
“Ne kishim informacion kredibil, të besueshëm nga i gjithë aparati i inteligjencës i NATO-s, shteteve anëtare të NATO-s dhe vendeve të tjera që e bënë të qartë se nuk kishte organizim dhe kontroll, s’kishte komandë dhe kontroll të UÇK-së”, tha ai.
Prosper përmendi edhe një letër të Departamentit amerikan të Shtetit të vitit 1999, të dërguar në Senat, për të cilën tha se theksonte mungesën e komandës efektive dhe kontrollit të UÇK-së.
Avokati tha se dyshimet e tij për përfshirje politike në proces mbeten.
“Po, përgjigjja është po”, tha Prosper, duke shtuar se motivin për një vendim të tillë, sipas tij, e dinë vetëm tre gjyqtarët që e morën atë.
Ai tha gjithashtu se vendimi dukej “i shkruar paraprakisht” dhe se gjatë procesit mbrojtjes i ishin vendosur pengesa në përpjekjet për të paraqitur atë që e konsideronte të vërtetën.
Prosper përmendi edhe statistikat e ankesave të mbrojtjes, duke deklaruar se ekipi i tij kishte paraqitur 44 apele gjatë procesit dhe nuk kishte fituar asnjërin, ndërsa, sipas tij, ankesat e prokurorisë kishin marrë përgjigje pozitive.
Ai foli edhe për përmendjen në aktgjykim të emrave të disa ish-komandantëve të UÇK-së që nuk ishin pjesë e këtij procesi gjyqësor.
“Cili ishte qëllimi i etiketimit të njerëzve që as nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe as nuk patën mundësinë më elementare për të mbrojtur integritetin dhe emrin e tyre?”, tha Prosper.
Sipas tij, përmendja e tyre ngre pikëpyetje për mundësinë e proceseve të tjera në të ardhmen.
“Gjykata praktikisht i ka shpallur fajtorë pa u dhënë kurrë mundësinë e një seance dëgjimore”, deklaroi ai, duke iu referuar mënyrës se si, sipas tij, janë trajtuar këta persona në arsyetimin e aktgjykimit.
Prosper kritikoi edhe përmendjen e emrit të Beadin Allaqit në aktgjykim, duke thënë se rrethanat lidhur me këtë rast ishin mbajtur më herët konfidenciale dhe se mbrojtja kishte pasur materiale shfajësuese që, sipas tij, nuk ishte lejuar t’i diskutonte publikisht.
Ai e kundërshtoi gjithashtu interpretimin se aktgjykimi lidhet vetëm me katër individët e dënuar.
“Mjafton të dëgjoni arsyetimin e tyre”, tha Prosper, duke pretenduar se konstatimet e gjykatës për ekzistencën e një Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale kanë prekur në mënyrë më të gjerë UÇK-në dhe trashëgiminë e luftës së Kosovës.
“Tre burra rishkruan dhe fshinë historinë”, tha ai.
Sa i përket iniciativës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Prosper tha se ajo, sipas tij, tregon se Kosova po përpiqet të ushtrojë përgjegjësinë dhe kontrollin e saj institucional.
Ai tha se Kosova mund të vendosë vetë nëse dëshiron ta ndryshojë marrëdhënien me Dhomat e Specializuara, por theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të vazhdojë.
“Është një çështje e udhëheqjes. A dëshiron Kosova të marrë udhëheqjen, të jetë udhëheqësi i të ardhmes së vet? Apo Kosova dëshiron ta delegojë këtë përgjegjësi komunitetit ndërkombëtar?”, tha Prosper.
Ai tha se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur, sipas tij, “mbrojtjen më të mirë në historinë e gjykatave”, duke përmendur dëshmitarë dhe figura të larta ndërkombëtare.
Në lidhje me faktin se Thaçi u shpall i pafajshëm për gjashtë pikat që lidhen me krimet kundër njerëzimit, Prosper tha se kjo ishte e rëndësishme, por shtoi se gjykata kishte pranuar akuzat për krime lufte.
Avokati kritikoi edhe vonesën në publikimin e aktgjykimit të plotë, duke thënë se procesi duhet të jetë transparent dhe i qasshëm për publikun.
“Drejtësia duhet të ndahet në sytë e publikut”, tha ai.
Në fund, Prosper konfirmoi se synon të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit në procedurën e apelit.
“Do të jem aty derisa Hashim Thaçi të ketë mundësinë e plotë ta pastrojë emrin e tij”, tha ai.
Sa i përket kohëzgjatjes së procesit të apelit, Prosper tha se shpreson që ai të përfundojë brenda një periudhe prej 12 muajsh.

T� tjera
-
Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhve...
-
Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e ...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...
-
Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku...
-
Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës
Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur tre e...
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...


































