Lajme

Avokati i Popullit për Specialen: Caktimi i panelit ngre shqetësim në këtë fazë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 30 September 2026

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësim lidhur me mënyrën e caktimit të paneleve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Qelaj ka thënë se caktimi i panelit me vendim autonom të kryetares, pa kontroll apo kritere të përcaktuara, ngre pikëpyetje për garantimin e pavarësisë së procesit.

“Caktimi i panelit ngre një shqetësim në këtë fazë. Paneli caktohet me vendim autonom të kryetares, pa iu nënshtruar asnjë kontrolli apo kriteri që e bën të besueshëm dhe garanton se nuk ka ndikime apo ndërhyrje”, ka deklaruar Qelaj.Ai ka theksuar se këtë shqetësim e ka ngritur edhe më herët, ndërsa sipas tij, një çështje e tillë është evidentuar edhe në një raport të palës britanike.

-Advertisement-

Qelaj ka ngritur shqetësime edhe për rolin e kryetares së Dhomave të Specializuara, duke thënë se ajo ka qenë pjesë e takimeve ku është diskutuar për dënimin e të dyshuarve para nisjes së procedurave gjyqësore.“Edhe më shqetësuese e bën faktin që kryetarja është protagoniste e takimeve ku flitet për dënimin e të dyshuarve, akoma pa nisur procedura, duke aluduar në dënime të përjetshme”, ka thënë ai.

Në fund, Avokati i Popullit ka bërë thirrje që Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian të reagojnë lidhur me këto shqetësime.

“Prandaj, është koha që vetë Këshilli i Evropës dhe BE-ja të reagojnë. Përndryshe, kjo çështje po rrëshqet nga respektimi i standardeve minimale dhe po shndërrohet në një proces që as përafërsisht nuk garanton respektimin e të drejtave themelore, e aq më pak një proces të drejtë gjyqësor”, ka deklaruar Qelaj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy