Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 15 June 2023
Sot Avokati i Popullit, Naim Qelaj me stafin e tij mbështetës dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo, vizituan KEDS-in. Vizita kishte për qëllim njohjen me të arriturat e KEDS, me fokus perspektivën e barazisë gjinore, si dhe për të bashkëbiseduar rreth kushteve të punës për punonjësit e kompanisë.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan, dhe përfaqësues tjerë të kompanisë, prezantuan projektet e realizuara në fushën e barazisë gjinore dhe politikat e kompanisë për kushtet e punës në përgjithësi, duke qenë po ashtu të hapur për sugjerimet që mund të bëhen në këtë drejtim, me ç’rast z.Dogan tha:
“Unë jam ithtar i barazisë gjinore në vendin e punës, madje uroj që KEDS në të ardhmen ta ketë Kryeshefe një grua. Ju falënderoj që na nderuat me vizitën tuaj dhe ju lutem ndjeheni të hapur për çdo sugjerim që mund të ndihmojë në avancimin e mëtejmë në këtë fushë.”
Ndërkaq, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj shtoi:
“E di që ju jeni njëra prej kompanive më të mëdha në vend dhe është kënaqësi t’ju vizitojmë sot, si bartës të Task Forcës Avokuese mbi Standardet e Ndjeshme Gjinore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, së bashku me përfaqësuesit tonë. Më la shumë përshtypje ajo që keni bërë si KEDS në fushën e barazisë gjinore. Nga këto projekte shihet që ju keni ndërtuar një politikë të qartë për këtë çështje. “
Në prezantimin e KEDS-it, u përmend përkushtimi i kompanisë për t’i përmbushur maksimalisht të drejtat e punëtorëve, si nga aspekti i mirëqenies dhe sigurisë në punë, po ashtu edhe nga ana e politikave të punës për trajtim meritor dhe jo-diskriminues ndaj punonjësve.
Ndërkaq, përfaqësuesja e UN Women Kosova, Flora Kryeziu-Pajaziti, shtoi: “KEDS ka trasuar rrugën për shumë kompani që t’i nënshkruajnë parimet e UN Women për Barazi Gjinore në vendin e punës. Sot kemi 10 kompani në Kosovë që janë pjesë e këtyre parimeve, dhe shpresojmë që ky numër do të vazhdojë të rritet.”
Së fundi të pranishmit vizituan edhe punonjësit e Departamenteve të ndryshme në KEDS, si: Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun, Departamentin e Sistemit të Operimit, Prokurimit, Qendrën e Thirrjeve, Tregtimin e Energjisë dhe Shërbimin me konsumatorë, Zonën e Energjisë etj.
KEDS mbetet i përkushtuar drejt ndërtimit të politikave sa më gjithëpërfshirëse dhe të plota, që fuqizojnë rolin e gruas, duke ju dhënë atyre mundësi të barabarta për ngritje profesionale dhe avancim në vendin e punës.
Të tjera
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...
-
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës
Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ po dalin të jenë ‘mollë sherri’ ndërmjet ...
-
Raportet e Vuçiq me Putin dhe planet e Turqisë për t’iu bashkuar BRICS’it- Berlini ka pyetje për Kurtin e Osmanin
Lidershipi i Kosovës ka qenë një nga më të zëshmit rreth raporteve të Beograd...