Lajme

Avokati: Gjendja e familjes së Marigona Osmanit është e keqe, fëmijët e tjerë nuk po munden të pajtohen assesi

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 29 June 2022

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit ka thënë se familja e së ndjerës e kanë gjendjen e keqe, e që sipas tij, secilën herë gjendja e tyre po rëndohet.

Rexhepi në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë fëmijët e tjerë të familjes Osmani nuk janë duke u pajtuar assesi me krejt çka ka ndodh me motrën e tyre.

“Kam komunikim pothuajse cdo ditë me familjen e tyre. Gjendjen e kanë të keqe, vetëm po iu rëndohet gjendja. Marigona ka qenë fëmija më i madh, dhe fëmijët e tjerë më të vegjël, në bazë të deklarimeve të prindërve ata nuk po pajtohen assesi. Ju ka krijuar një frikë atyre. Pasojat janë shumë rënduese për familjen”, tha Rexhepi.

-Advertisement-

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera