Lajme

Avni Zogiani i VV-së për aktivitetin e KFOR-it mbi urë: A ishte ky testimi preliminar para raportit përfundimtar?

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 31 August 2024

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar sot lidhur me trupat e KFOR-it të cilat janë parë me numër më të madh mbi Urën e Ibrit dhe për automjetet ushtarake shtesë që ishin vendosur aty në mëngjesin e sotëm.

Zogiani me ironi ka shkruar se është dashur të pritje raporti final i fizibilitetit për të testuar urën për kalim me automjete të rënda.

Aktivitetin e KFOR-it tek Ura e Ibrit, Zogiani e ka përshkruar si një “testim preliminar”.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Testimi preliminar para raportit përfundimtar?

Dje nuk pati asnjë incident në pesë lokacione kur u mbyllën zyrat e komunave paralele dhe ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

Sot KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën. Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda. Tash për tash e kemi vetëm raportin preliminar.

Ky vlerësim ka qenë kërkesë e QUINT-it ndaj nesh si qeveri të cilin po e plotësojmë. Besoj që duhet ta falenderojmë KFOR-in për këtë testim të urës qendrore në Mitrovicë, ndonëse një ndërmarrje e tillë nuk ka qenë pa rrezik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera