Lajme

Avioni në Gjermani merr flakë para nisjes

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 24 April 2023

Një avion i tipit “Boeing 737”, me të cilin po fluturonte skuadra e femrave të Arsenalit, është përfshirë nga flakët në pistë, pak momente para se të ngrihej në ajër.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e qytetit gjerman të Braunschweig pasi një zog u fut në motor teksa avioni po lëvizte në pistë para ngritjes.

Flakët nisën menjëherë në njërin nga motorët dhe vëmendja e pilotëve bëri që të mos ngriheshin nga pista, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua, transmeton A2.

-Advertisement-

Skuadra e femrave të Arsenalit po rikthehej në Londër pas ndeshjes së vlefshme për Champions League ndaj Wolfsburg-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera