Lajme

Avdyli: Nga aterimi i avionit ushtarak në Prishtinë tmerrohen Brnabiqi, Vulini e ndoshta edhe Ganja

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 17 April 2022

Deputeti i grupit parlamentar të VV-së nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, pas aterimit të avionit ushtarak britanez në Prishitnë këtë të premte, ka thënë se tmerrohen kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe sipas tij, mundet edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, ka shkruar Avdyli.

Tutje, Avdyli përmendi edhe faktin se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur i vendosur që të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnjë pëllëmb toke ukrainase, ndërsa sipas tij, dikur në Kosovë negociohej nga disa liderë, siç i quajti ai, të shantazhuar, për shkëmbim territoresh.

-Advertisement-

Fatmirësisht koha dhe njerëzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta. Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm”, ka shkruar Avdyli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera