Ekonomi

Avdullah Hoti pas nënshkrimit: Trump u zotua se brenda një viti do fillojnë projektet e mëdha

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 04 September 2020

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë, Avdullah Hoti në herën e parë që doli para mediave foli për këto projekte që u nënshkruan.

Hoti po thotë që projketet mbi 1 miliardëshe do të fillojnë brenda një viti, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë Hoti tha që e mori si zotim nga vet Trump.

-Advertisement-

“Janë dy çështje kryesore, si hap i parë drejtë normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke. E para janë projektet e mëdha infrastrukturore, si autostrada Prishtinë – Merdarë, hekurudhën, e studimin e fizibilitetit që e lidh Prishtinën me Detin Adriatik dhe investimet në energjetikë dhe ndërmarrje të vogla dhe të mëdha”.

“Të gjitha këto marrëveshje kapin shumën mbi 1 miliard euro, financa të ofruara në dispozicion nga MSC dhe Bankat në ShBA dhe ka zotim të qartë nga z. Trump që këto projekte do të fillojnë brenda një viti”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera