Avdullah Hoti nuk i pranoi në takim Policinë e Kosovës
Autori: Halil Berisha 15:31 | 02 September 2020
Kushtet e vështira të punës e mos-kujdesi nga shteti ka bërë që Policia e Kosovës të revoltohet e të paralajmëroj protesta.
Kjo sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia e COVID-19, shkruan gazeta Infokus.
Deri tek paralajmërimi për protesta erdhi pasi sipas Shaban Tashollit nga Sindikata e Policisë së Kosovës, nuk po kanë rrugë tjetër.
Bile, për ta bërë edhe më të rëndë, Tasholli thotë që Kryeministri aktual, Avdullah Hoti, as nuk ka pranuar të takohet me Policinë e Kosovës për të dëgjuar hallet e tyre.
“Kemi dëshiruar që të flitet për mirëqenien e Policisë së Kosovës e Kryeministri aktual as nuk ka pranuar që të takohet me sindikatën e policisë”, ka thënë Tasholli.
Kësisoj, i mllefosur me kushtet, ku Policia po përballet me pandeminë pa sigurim shëndetësor, jetësor, me nga 12 orë punë e pa shujta dhe shumë telashe tjera, Tasholli thotë që në rast të protestave, atëherë mos të vijnë politikanët sikur më parë Hashim Thaçi, në tre të natës, shkruan Gazeta Infokus.
“Gjatë këtyre viteve, shumica ishin veç fjalë të të gjitha qeverive, fjalë boshe, mirëpo pa fjalë hiq është tash, asnjë fjalë Kryeministri nuk e ka thënë për policinë, asnjë”, ka thënë Tasholli për Infokus.
“Nuk do t’i them as ministrit e as kryeministrit pranom, absolutisht kurrë nuk i kam thënë në jetë time, po mos të vjen momenti sikur me ish-Kryeministrin Hashim Thaçi në tre të natës me na ardhë në protesta, as ai nuk më ka pranu, e as nuk më ka thirrë, as nuk i kam thënë askujt le t’më pranon, por kur është vendosë me u mbajt protesta në tre të natës ndalet protesta, mos të vijmë në aso situate se nuk kam dëshirë me u taku absolut as me ministrin as me kryeministrin për kafe se nuk kam pi kurrë kafe me ta as nuk po dua me pi kafe me ta”, ka thënë Tasholli./Gazeta Infokus/.
Lexo edhe:
Shteti i Kosovës kujdeset më shumë për qentë e Policisë se për policët
Revoltohet Policia e Kosovës, paralajmërohen protesta: “Mos të vijnë si Hashim Thaçi në 3 të natës”
Heronjtë e pandemisë harrohen nga shteti, punojnë pa sigurim shëndetësor e jetësor
Të tjera
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...