Lajme

Avdullah Hoti i reagon ashpër Haki Abazit: Sa i lumtur jam që nuk të kemi pranuar në LDK në 2008

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 26 March 2020

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të Haki Abazit, zëvendëskryeministrit në detyrë, ku akuzonte rëndë ate e LDK-në.

Hoti në reagimin e tij ka thënë se Abazi po vjell vrer kundër tij dhe po thotë fjalë të cilat nuk janë të vërteta.

E sipas Hotit nuk është faji i tij që nuk iu zgjati bashkëqeverisja, por fajI eshte i Albin Kurtit.

-Advertisement-

Hoti duke e quajtur Abazin edhe njeri të ligë ka thënë se është I lumtur që nuk e pranoi në LDK në vitin 2008.

Sipas tij në atë kohë e mendonte të paktën se ishte njeri i mirë por që nuk përshtatej me frymën e LDK’së kurse tani thotë se është i bindur që Abazi nuk është as njeri i mirë./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i plotë:

Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.

Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.

Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.

Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK dhe si qasje dhe diskurs politik.

Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.

Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera