Lajme

Autori i logos së 10 vjetorit të Pavarësisë, është autori i logos së famshme të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 11 January 2018

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, sot ka anuluar logon e kontestuar të 10 vjetorit të Pavarësisë, të krijuar nga Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, për të zëvendësuar atë me një logo të krijuar nga Zeni Ballazhi.

Zeni Ballazhi, autori i kësaj logo, është po ashtu krijues i logos së famshme të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Infokusi.com

Në mes të logos së 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës dhe logos së 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka elemente të ngjashme që tregojnë se janë nga i njëjti autor.

-Advertisement-

Aso kohe logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Zeni Ballazhi, ishte zgjedhur si më e mira. Ai në të kishte sjellë një stilizim të shqiponjës dykrenare, në formën e një flake jubilare, e cila i përngjan një trofeu. Logoja ishte gjithashtu edhe kremtuese./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera