Auto&Tech

“AUTOCLUB03” dhuron spektakël për të apasionuarit e veturave (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 01 April 2018

Autoklubi më i madh në Kosovë me rreth 2700 anëtarë… mbrëmë ka festuar me një gjiro të çmendur ku me këtë raste u ndezën edhe fishekzjarrë dhe u demonstruan aftësitë e të apasionuarve në këtë sport, shkruan Infokusi.com

Është ky klubi “AUTOCLUB03” që me datën 31 Mars 2018 organizoi meeting-un e parë me makina të lloj-llojshme.

Meeting-u u mbajt tek pompa “KASTRATI” ku kishte parking të mjaftueshëm, por jo mjaftueshëm për 150 makinat që u mblidhen mbrëmë nga klubi.

-Advertisement-

Nuk munguan surprizat e shumta, fishekzjarrët dhe emblemat me logo zyrtare të grupit. Pas disa çasteve makinat gjithashtu gjiruan edhe gomat duke argëtuar kështu turmën e mbledhur.

Pas mbledhjes, veturat marshuan në qytetin e Pejës me flamuj të grupit zyrtar qetë dhe pa prishje të rendit. Në meeting ishin të pranishëm i gjithë rajoni 03-shave duke përfshirë Pejën, Istogun, Klinën dhe Deçanin.

Moti nuk ishte ideal për meeting por kjo gjë nuk krijoi pengesë për të apasionuarit e veturave të cilët gjatë gjithë kohës ishin aty.

Adminët ndërkaq premtojnë se do të ketë meeting-a të tjerë të ngjashëm por ende më të organizuar dhe me numër më të madh të pjesmarësve.

Muajt në vijim “AUTOCLUB03” do ketë marrëveshje me “MOTOPEJA” grup ky i cili është mjaft i madh dhe “OLDTIMERCLUB PEJA” i cili mbledh vetura klasike nga gjithë diaspora.

Vlen të ceket që “AUTOCLUB03” organizoi meeting-un e parë më të madh ne rajonin e 03-shave.

“AUTOCLUB03” u themelua me: 19 Janar 2018 dhe tani numëron rreth 2700 antar ku rreth 700 antar janë nga diaspora./Infokusi.com

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy