Fokus

Auto Mita merr tender nga shteti për vetura me qera me procedura të mbyllura e me mijëra euro më shumë se sa vlera e parashikuar

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 26 July 2023

Lluksi i qeveritareve për shfrytëzim të veturave veçse po shtohet.

Qindra mijëra euro po shpenzohen veç për komoditetin e zyrtarëve të shtetit sa i përket transportit të tyre.

E edhe kontrata me operator ekonomik nuk po bëhen me procedura të hapura e me konkurrencë mes tyre.

-Advertisement-

Agjencia Qendrore e Prokurimit me procedurë të negociuar i ka dhënë tender 164 mijë eurosh sallonit të veturave, “Auto Mita” për vetura me qera. Madje ato do të përdoren vetëm  për 2 muaj.

Brenda 5 ditësh AQP-ja, nënshkruajti këtë kontratë me “Auto Mitën” pa konkurrencë dhe me procedurë një burimore për 10 mijë euro më shumë se sa parashihej në njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

Përderisa vlera e parashikuar e kontratës ishte 154 mijë euro, kontrata u nënshkrua me 164 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo në njoftimin e dhënies së kontratës nuk tregohet as edhe një detaj. Një shumë e tillë i është dhënë këtij salloni, pa treguar se çfarë veturash do të marrin me qera e as edhe numrin e tyre./Gazeta Infokus/

Ky është dokumenti i nënshkrimit të kontratës:

 

B52-Njoftimi-per-nenshkrimin-e-kontrates 1

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera