Auto&Tech

Audi RS6 Avant i ri me 591 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 21 August 2019

Audi A6 i ri për vitin 2020, me emrin e brendshëm C8, deri tani është promovuar si Avanti në version Sedan dhe karavan, duke përfshirë A6 Allroad Quattro, por kjo nuk është e tëra çfarë pritet në gamën e këtij modeli.

A6 i ri karakterizohet me dimensione më të mëdha, interier të rehatshëm i cili përfshinë instrument-tabelën digjitale dhe ndriçimin ambiental, transmeton Koha.net. Po ashtu, karakterizohet edhe me sistemin për parkim – Parking Assist, teknologjinë autonome të Nivelit 3 si dhe me aerodinamikën e përmirësuar.

Megjithatë, vëmendje më të veçantë e tërheqë top versioni RS6 Avant, të cilin publiku i gjerë mund ta shohë në muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt, Gjermani.

-Advertisement-

RS6 Avant i ri feston 25 vjetorin e brendit ikonik “RS” të Audit dhe do të fillojë një kapitull i ri në performancën e gamës së këtij modeli në Amerikë.

“Në historinë 25-vjeçare të RS-it tonë, Audi RS6 Avant është një nga ikonat tona absolute me një komunitet të gjerë fansash në mbarë botën”, ka thënë Oliver Hoffman, Drejtori Menaxhues i Audi Sportit, përcjell Koha.net. “Për herë të parë, ne, po ashtu, po ofrojmë RS6 Avantin në Amerikën Veriore. Kjo do të hapë rrugën për të hyrë në tregun e ri me potencial të madh dhe gjenerim të rritjes së mëtutjeshme”.

Audi RS6 Avant 2020 është karavan sportiv, i cili sipas njoftimeve të mëparshme do të jetë më i lehtë për dallim nga modeli aktual. Po ashtu, ky RS6 Avant nën kofano pritet të ketë motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 441 kW/591 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 3.6 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera