Auto&Tech

Audi RS5 në version Sportback

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 28 March 2018

Vitin e kaluar në panairin e veturave në Gjenevë, Audi ka prezantuar modelin e ri RS5 në version Coupe, ndërsa tani ajo ka vendosur që të zgjerojë gamën e RS5 me versione të reja.

Fjala është për RS5 në version Sportback për vitin 2019, i cili premierën do ta mbajë në panairin e sivjetmë të veturave në New York.

Audi RS5 në version Sportback do të vijë me motor 2.9-litër Bi-Turbo V6 me kapacitet prej 450 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net. Po ashtu, do të vijë edhe paketën “agresive” për aerodinamikën, rrotat më të mëdha nga alumini, frenat më të forta, amortizatorët sportiv me ajër, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interierin e modifikuar me ulëset sportive dhe timonin sportiv me pjesën e poshtme të rrafshët.

-Advertisement-

Gjithashtu, RS5 Sportback do të vijë me kabinën virtuale të Audit si dhe aplikacionet Apple CarPlay dhe Android Auto.

Audi RS5 Sportback, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h. Ndërkaq me paketën “Dynamic Plus” shpejtësinë maksimale e arrin deri në 280 km/h.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera