Auto&Tech

Audi E-Tron me 500 kuajfuqi, i gatshëm të rivalizojë Teslan

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 23 April 2018

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, është duke u përgatitur për premierën e SUV-it tërësisht elektrik E-Tron, ndërsa tani ka zbuluar detajet se pse ky model është më i mirë se modelet e Teslas.

Në një deklaratë më të fundit, Audi ka zbuluar se E-Tron ka nevojë për më pak se gjysmë ore për të “shkuar në një rrugë të gjatë”, transmeton Koha.net. Informacionet e mëtutjeshme janë “stuhi”, kështu që përmendet se ky model me vetëm një karikim mund të kalojë deri në 400 kilometra.

Audi E-Tron do të vijë me dy motorë elektrikë të cilat kanë kapacitet në total prej 500 kuajfuqi.

-Advertisement-

Bateritë e tij janë me kapacitet prej 95 kWh dhe masa e tyre është rreth 700 kilogramë. Në Audi, veçanërisht ndihen krenarë me sistemin e tyre të ftohjes së baterive i cili do të mundësojë funksionimin në mënyrë optimale deri në maksimum 35 shkallë.

Kujtojmë se versioni serik i E-Tronit vjen këtë vit, ndërsa do të prodhohet në Belgjikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera