Sport

Aubameyang refuzon rinovimin, pret ofertën e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 22 July 2017

10 futbollistë të afruar deri tani dhe Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi me peshë në qendër të sulmit, pasi Baka është në ikje, ndërsa Andre Silva dhe Borini nuk ofrojnë garanci.

Nikola Kaliniç duket së është alternativa më e lehtë për t’u arritur. Kroati është larguar sërish nga grumbullimi dhe i ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të largohet drejt Milanos.

Sulmuesi italian i Torinos, belotti është një tjetër alternativë, të cilën kuqezinjtë e preferojnë tej mase. Pavarsisht se presidenti i Torinos ka deklaruar se mirëpret vetëm ofertat 100 milionëshe që vijnë nga jashtë Italisë, lëvizjet e fundit të merkatos në klubet e mëdha duket se e kanë bindur atë se tani asnjë klub i madh  nuk është i gatshëm t’i ofrojë ato 100 milionë për Belottin, ndaj po merr në konsideratë marrëveshjen me kuqezinjtë.

-Advertisement-

Por, ditën e premte është rihapur sërish pista Aubameyang. Sulmuesi i Dortmund ishte në jrye të listës së dëshirave të kuqezinjve, por gjermanët refuzuan në mënyrë kategorike, të bisedojnë për transferimin e tij.

Mediat gjermane raportojnë se gjatë ditës së djeshme sulmuesi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmundin, duke u dërguar një sinjal drejtuesve të klubit, se dëshiron të largohet.

Tani gjermanët mund të marrin në konsideratë shitjen e tij dhe i mbetet Milanit që të prezantojë një tjetër ofertë për të bërë të vetin Aubameyang.  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera