Sport

Atletico Madridi ka 57,000 arsye për të fituar Superkupën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 15 August 2018

Nëse Atletico Madrid do të shënoj fitore ndaj Real Madridit në takimin e Super kupës së Evropës sonte mbrëma, atëherë gjysma e kryeqytetit spanjoll  do të kërcejnë prej gëzimit, shkruan GazetaFokus.

Diego Simeone dhe lojtarët e tij do të jenë të vendosur të mbajnë tifozët e tyre të lumtur të cilët tani janë afër 57,000 tifozë që e quajnë veten tifoz të biletave vjetore.

LEXO EDHE: Superkupa e Europës, Talini “ndez dritat” për derbin madrilen

-Advertisement-

Ata kanë arritur këtë numër të tifozëve përpara ndeshjes së parë të sezonit, duke thyer totalin e sezonit të fundit prej 56.407. Kështu që shumë tifozë kanë vendosur të rinovojnë biletat e tyre, ndërkohë që ekziston edhe lista e pritjes prej mbi 20.000 për t’u pajisur me bileta vjetore. /GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera