Sport

Atletico Madrid shfaq interesimin për futbollistin e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 16 November 2020

Gjigandi spanjoll, Atletico Madrid, ka shfaqur interesim për futbollistin e Milanit, Hakan Calhanoglu, shkruan Gazeta inFokus.

Calhanoglu po kërkon 7 milionë euro në sezon, kurse Milani po i ofron 3.5 milionë.

Edhe pse kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës me turkun akoma nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje.

-Advertisement-

Sipas Mundo Deportivo, për shërbimin e mesfushorit turk kanë shfaqur interesim Machester United dhe Ateltico Madridi.

Kujtojmë që Calhanoglu ka pasur paraqitje mjaft të mira këtë sezon, sidomos pas ardhjes së trajnerit Stefano Piolit në ‘San Siro’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera