Sport

Atalanta vazhdon me formë fantastike, fiton ndaj Sassuolos

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 15 October 2022

Atalanta ka shënuar fitore ndaj Sassuolos me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar me Mario Pasalic dhe Joakim Maehle, por Andrea Consili ishte në vend.

Por Sassuolo kaloi e para në epërsi me Georgios Kyriakopoulos për 1-0.

-Advertisement-

Por pa u mbyllur pjesa e parë Brandon Soppy asistoi te Pasalic që shënoi për 1-1.

Më të filluar pjesa e dytë Atalanta shënoi për 2-1 me Ademola Lookman, që doli të jetë edhe goli i fitores.

Atalanta me këtë fitore kthehet në pozitën e parë me 24 pikë, me shtatë fitore dhe tre barazime.

Ata ndiqen nga Napoli që kanë 23 pikë dhe një ndeshje më pak.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy