“Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë prapa hekurave”, Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin
Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 06 September 2026
Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi rikthimin në SHBA si një moment emocional, duke theksuar se qëndron sot në vendin ku, sipas tij, u tentua t’i ndalohej hyrja përgjithmonë.
Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në SHBA dhe e lidhi betejën e tij me atë që e cilësoi si luftë për lirinë, dinjitetin dhe kombin shqiptar.
“Pata fat të madh se takova atë pleijadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për përmbytjet e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptarë në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar. Për ne sot është një ditë që për mua ngjall emocione, që shumëkush e ka menduar të pamundur, që nuk do ta shihnim ndonjëherë. Sepse shpesh herë kemi pyetur, kush jemi ne që t’i dalim ballë një padrejtësie. Jemi shqiptarë ndaj dhe luftojmë ne kushte të pabarabarta për kombin tonë dhe për dinjitetin e tij. Kjo ditë shënon një nga ato raste, forca e të keqes që e njohim, më mohoi hyrjen në SHBA, në një kohë kur isha 8 vite larg çdo pushteti. Por vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend dhe komb i madh, vend i te lirëve, shtëpi e guximtarëve, i qartë se kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por nga agjendat anti liri dhe anti komb, të cilën vetë presidenti Trump e ka cilësuar e majta ekstreme. E nisëm këtë betejë në pamje të parë në errësirë, po asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë sot non grata në vendin e tyre”, tha Berisha.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...






























