Lajme

Astrit Zemaj takon Escobar, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 10 March 2022

Ambasadori për marrëdhënien e Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, sot është takuar me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Infokus.

Zemaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë sa e kanë pasur një takim të frytshëm pune.

“Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, është partner dhe garantues për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka thënë se miqësia e veçantë dhe themelimi i marrëdhënieve mes vendeve tona, janë përkushtimi ynë.

“Miqësia e veçantë dhe thellimi i marrëdhënieve mes vendeve tona🇽🇰🇺🇲, integrimet euroatlantike, si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës🇽🇰, janë përkushtimi ynë dhe ishte kënaqësi  rikonfirmimi i përkrahjes në takimin e përbashkët me z. Escobar”, ka shkruar tutje Zemaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera