Lajme

Astrit Gashi i tregon të gjithëve pse Edi Rama dhe Shqipëria ka të drejt të propozoj draft-statut

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 08 June 2023

Analisti, Astrit Gashi, i ka dal në mbrojtje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për propozim të draft-statutit për Asociacion.

Gashi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka kritikuar ata që po e kundërshtojnë veprimin e Edi Ramës, duke thënë se kur organizata gjermane dhe Serbia mund të propozojnë draft-statute, pse Shqipëria nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

“Friedrich-Ebert-Stiftung, një organizatë gjermane, paska të drejtë të propozojë statut të Asociacionit. Serbia, përmes atij grupit të formuar nga Qeveria e Kosovës, paska të drejtë të propozoj statut të Asociacionit, por Edi Rama dhe Shqipëria jo. Ku është logjika këtu? Si u bë që Serbia ti duket ndonjërit më e afërt se Shqipëria? A ka bërë mirë a keq, e shohim më vonë!”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera