Sport

Astrit Fazliu optimist, beson se Drita do të shpallet kampion edhe këtë edicion

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 02 December 2020

Futbollisti i Dritës, Astrit Fazliu, është shprehur optimist duke besuar se Drita do të shpallet kampion edhe këtë vit, shkruan Gazeta inFokus.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Fazliu ka treguar se beson që titulli nuk do të jetë problem për Dritën as këtë sezon.

“Ndeshja me Gilanin ishte një ndeshje e fortë dhe shumë e luftuar, ku në fund të fundit fituam. Në çdo xhiro do te futemi për rezultat pozitiv, ashtu edhe në ndeshjen e nesërme me Llapin si në çdo ndeshje tjetër me qëllimin kryesor të fitores. Ne jemi mobilizuar mirë, atmosfera është shumë e mirë do ta trajtojmë ndeshjen me seriozitetin më të madh.

-Advertisement-

Në lidhje me çështjen se a do të përmbysim Ballkanin, ka shumë ndeshje deri në fund dhe mbetet të shihet. Me ekipin që kemi, ne besojmë se nuk do të kemi problem titullin as për këtë vit” ka thënë Fazliu.

Drita aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 30 pikë, pesë pikë larg vendit të parë që po e mban Ballkani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera