Asociacioni i Komunave të Kosovës: Rritja e tatimit në pronë nuk vjen nga komunat

Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 24 January 2023
Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton se rritja e çmimit të faturës për tatim në pronë nuk vjen nga komunat.
“Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve”, thuhet në njoftim, raporton Indeksonline.
Reagimi i plotë:
Pas reagimeve të qytetarëve për rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, duhet të sqarojmë se kjo rritjen nuk vjen nga Komunat.
Fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese:
1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe
2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat.
Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.
Së këndejmi, vlen të sqarohet se Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.
Pra, çmimi i faturës së tatimit në pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.
Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë.
Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...