Lajme

Asnjëri nga katër kandidatët s’arritën t’i marrë votat e mjaftueshme për gjyqtar në Kushtetuese, nis rundi i dytë

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 05 May 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nga katër sa janë në garë.

Nga numërimi i votave të deputetëve asnjëri nga ta s’ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kurse kandidati Dukagjin Abdyli është diskualifikuar nga gara pasi ka marrë më së paku vota raporton Gazeta Express.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka prezantuar votat nga Komisioni Votues.

-Advertisement-

“Pas procedurës së fshehtë dhe pas numërimit në votim kanë marrë pjesë 102 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 4 vota, Etrur Maloku: 47 vota Dukagjin Abdyli: 46 vota Bardh Bokshi : 49 Albert Avdiu: 49. Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prandaj përsëritet votimi kurse ai që ka më së paku vota hiqet nga gara dhe vazhdon raundi i dytë me këtë rast Dukagjin Abdyli hiqet nga gara”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera