Lajme

Asllanaj : Të rinjtë sportadashës, krenaria e jonë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 04 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon takimet me qytetarë të Komunës së Suharekës.

Pak çaste më parë, Asllanaj e kishte publikuar ne rrjetin social Facebook, një fotografi ku shihet me disa të rinj sportadashës nga Klubi Motoristik ” Theranda Motocross”.

Kandidati për deputet nga LDK, e quajti këtë takim miqësor e të mirëseardhur nga këta të rinj që po tregojnë përkrahjen ndaj ish kryetarit të Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, tashmë dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

-Advertisement-

“Bashkë me anetarët e Klubit ” Theranda Motocross ” në Suharekë, njëri ndër klubet më të suksesshme në sportin e motocrossit në Kosovë “, ishte mbishkrimi i z.Asllanaj për këtë takim.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë takim u premtoi anëtarëve të klubit motoristik, që do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin sa me të madh të këtij sporti që karakterizon komunën e Suharekës.

“Zotohem që do të vazhdoj të jem mbështetës i fortë i përmirësimit të infrastrukturës për këtë sport”, ishte premtimi i ish kryetarit te Suharekes Sali Asllanaj.

Ndryshe, nga takimet e njëpasnjëshme të kandidatit nga LDK që mban numrin 41 në listë, ai ka shprehur bindjen e tij se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit në Suharekë, duke e parë gjendjen dhe entuziazmin e qytetarëve në terren.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy