Zgjedhjet 2021

Asllanaj nga Malisheva : Fitorja e LDK-së është afër

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 09 February 2021

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Sali Asllanaj ishte i pranishëm në shpalosjen e programit të LDK-së në Komunën e Malishevës ku u takua me strukturat dhe simpatizantët të kësaj komune.

Ish kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, u shpreh tejet i kënaqur nga kjo komunë me mbështetjen që po merr Lidhja Demokratike e Kosovës me programin e saj.

Ai madje përgëzoi Komunën e Malishevës për entuziazmin e fitores.

-Advertisement-

“Sukseset flasin vetë, përkrahja maksimale, festa e fitores është afër.Urime Malishevë, urime LDK, urime Kryeministër”, u shpreh Asllanaj në postimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook.

Kandidati për deputet nga LDK Sali Asllanaj, si figurë me një kontribut të jashtëzakonshëm për vite të tëra në LDK, në këto zgjedhje parlamentare të 14 Shkurtit mban numrin 41 në listën e partisë.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy