Asamblisti i LVV-së që u zu me 11 mijë doza drogë e quante opozitën “Bandita”, kështu e mbronte Kurtin në rrjetet sociale
Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 15 August 2023
Besnik Mujeci, asamblisti i LVV-së në Prishtinë, i cili u kap në Tiranë me mbi 11 mijë doza të drogës të llojit ekstazi së bashku me 4 persona të tjerë, ka qenë vazhdimisht goxha i zëshëm në mbrojtje të qeverisë Kurti.
Në publikimet e tij në rrjete sociale ai e quante opozitën e Kosovës, “Bandita” duke thënë se ka perënduar koha e tyre.
Madje në disa postime ai aludonte se përkrahja për LVV-në në Kosovë ka arritur në 80% e edhe me tone kërcënimi duke thënë “Mos u halitni se ju djegin e jo na”.
Policia e Shtetit në Shqipëri dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.
Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.
5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjeçare u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri.
Sipas policisë ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit. Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë. Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan. /Gazeta Infokus/
Shefi i asamblistëve të LV-së për arrestimin e Mujecit: Provova ta thërras, e ka të fikur telefonin
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...