Lajme

Shefi i asamblistëve të LV-së për arrestimin e Mujecit: Provova ta thërras, e ka të fikur telefonin

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 15 Gusht 2023

“Provova ta thërras, por e ka të fikur telefonin”.

Kështu ka thënë për Albanian Post, Gëzim Sveçla, shef i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë, kur është pyetur për arrestimin e asamblistit të partisë së tij, Besnik Mujeci, pasi është zënë duke transportuar dhe shitur lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri.

“Jo nuk e kam asnjë informatë për këtë”, tha ai.

Kur pyetet për masat ndaj tij, nëse shpallet fajtor, Sveçla ka potencuar se kjo gjë specifikohet në statutin e partisë.

-Advertisement-

“Është statuti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili qartazi i precizon këto gjëra kur potencialisht dikush bën diçka që nuk përkon me parimet e LV-së”, ka shtuar ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy