Sport

As Fredrik Ljungberg nuk po arrinë ta këndellë Arsenalin e sivjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 05 December 2019

As me trajnerin e ri Arsenali nuk po arrinë të këndellet nga forma e tmerrshme që po kalon këtë sezon, shkruan Gazeta inFokus.

Londinezët janë mposhtur në shtëpi nga Brightoni më rezultat 1-2, në duelin e javës së pesëmbëdhjetë në Premierligë.

Kjo ishte ndeshja e nëntë rresht që Arsenali nuk di për fitore, duke pësuar katër humbje e duke arritur pesë barazime.

-Advertisement-

Golat për mysafirët i shënuan Webster dhe Maupay, ndërsa për vendasit golin e vetëm e realizoi sulmuesi francez, Lacazzete.

Kjo ishte humbja e parë e Arsenalit para shikuesve të vet në Premierligë këtë sezon, ndërsa fitorja e parë e Brightonit në histori të klubit në ‘Emirates Stadium’.

Pas kësaj humbje Arsenali renditet i dhjeti me 19 pikë, ndërsa Brightoni i trembëdhjeti me 18 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera