Lajme

Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 12 January 2025

Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtitoren e Mitrovicës.

Ai raportohet të ishte nisur drejt urës, meqë sipas Kossev, të pranishëm ishin dhjetëra policë, ndërsa para arrestimit të tij ata formuan një kordon për të penguar planin e Arsenijeviq, transmeton klankosova.tv.

Gjatë asaj kohe, Arsenijeviq kërkoi nga policia që ta lejonte të kalonte, duke u ankuar se atij i ishte mohuar liria e lëvizjes.

-Advertisement-

Pas kësaj, ata e morën dhe e përcollën me shpejtësi përgjatë shëtitores deri në shesh ku dhe e fusin në automjet policie.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera