Sport

Arsenali transferon futbollistin e Bundesligës

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 02 July 2018

Mbrojtësi i Borussia Dortmund Sokratis Papastathopoulos është pranë finalizimit të transferimit tek Arsenal.

30-vjeçari është parë duke marrë një avion për në Britani nga Kalamata e Greqisë, sipas gazetës greke Sport Sto Noto.

Qendërmbrojtësi i Dortmund ka kohë që përflitet për një kalim në Premier League.

-Advertisement-

Unai Emery thuhet të jetë një simpatizant i grekut dhe ka insistuar për blerjen e tij.

Marrëveshja thuhet se është arritur prej disa kohës, por zyrtarizmi do të bëhet pas korrikut, në sezonin e ri të taksave për gjermanët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera