Sport

Arsenali e fiton dramën ndaj Evertonit

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 23 February 2020

Arsenali pas një kohe të gjatë me në fund ka marrë dy fitore rresht në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ kanë triumfuar në ‘Emirates’ ndaj Evertonit me rezultat 3-2, në një ndeshje mjaftë dramatike dhe me rikthime.

Rezultati u zhbllokua në minutën e parë të ndeshjes, ku Dominic Calvert-Lewin shënoi një gol akrobatik për Evertonin.

-Advertisement-

Arsenali arriti ta barazoj rezultatin 1-1 në minutën e 27’ me anë të Edward Nketiah.

Londinezët në minutën e 33’ e përmbysen rezultatin me golin e realizuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Evertoni e barazoi rezultatin 2-2 në minutën e fundit të pjesës së parë me realizator, Richarlison

45 minutat e parë u mbyllën me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa në pjesën e dytë të besuarit e Mikel Artetas arritën ta shënonin golin e fitoren me anë të Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për Arsenalin në minutën e 46’.

Deri në fund mysafirët tentuan disa herë për ta barazuar rezultatin, por nuk ishin te saktë para portës së Lenos.

Në këtë përballje për 90 minuta luajtën edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Pas kësaj fitoreje Arsenali renditet i 9-ti me 37 pikë, ndërsa Evertoni mbetet i 11-ti me 36 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera