Sport

Arsenali dhe Baseli kualifikohen në fazën e eliminimit direkt në Evropa Ligë

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 12 December 2019

Arsenali ka luajtur baras 2-2 si mysafir i St Liege, në duelin e fundit të fazës së grupeve në Evropa Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për vendasit i realizuan Bastien dhe Amallah, kurse për londinezët shënuan Lacazette dhe Saka.

Arsenali e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e parë në Grupin F me 11-të pikë të tubuara, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Evropa Ligës, kurse St Liege, ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoa, e ka përfunduar fazën e grupeve në pozitën e tretë me 8-të pikë të mbledhura, duke u eliminuar nga Liga e Evropës.

-Advertisement-

Kujtojmë se nga ky grup tutje ka kaluar edhe Enitracht Frankfurti, i cili ka përfunduar si i dyti në grup me 9 pikë.

Edhe Baseli i Edon Zhegrovës ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Evropa Ligës.

Skuadra zvicerane sonte e ka mposhtur Trabzonsporin me rezultat 2-0, duke u konfirmuar si lider i grupit C.

Golat për Baselin i shënuan Wildmer dhe Stocker.

Baseli e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e parë me 13-të pikë, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt në Evropa Ligë, kurse Trabzonspori është eliminuar nga kjo fazë, pasi ka mbetur i fundit në grup me vetëm 1 pikë të tubuar.

Kujtojmë se nga ky grup tutje ka kaluar edhe Getafe, e cila ka arkëtuar 12-të pikë pas gjashtë takimeve të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera