Arrihet marrëveshja, Sveçla: Policisë do t’i ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore të nivelit dytësor e tretësor
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 04 November 2023
“Shëndeti i zyrtarëve policorë është prioritet shtetëror”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se sot është arritur marrëveshja ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që pjesëtarëve të Policisë së Kosovës t’iu ofrohet prioritet në shërbimet mjekësore dhe të lirohen nga pagesat.
Më tej ai ka se “Zyrtarët policorë duhet të jenë në shërbim dhe të gatshëm në përmbushjen e detyrave në çdo kohë”.
Sipas Sveçlës për t’u arritur kjo marrëveshje ka pasur një punë intensive.
“Trajtimi i tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre. Pas një pune intensive sot u nënshkrua marrëveshja që siguron mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore. Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet përfshirë edhe në listat e pritjes në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pra dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
“Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të ShSKUK-së Elvir Azizi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policorë dhe rekrutëve do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale”, ka shtuar ai.
Ndërkohë i pari i punëve të brendshëm ka thënë se një fokus të veçantë e ka shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës.
“Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj”.
“Zbatueshmëria e kësaj marrëveshje do të garantohet përmes zyrtarëve policor që do të vendosen si pika referuese për zyrtarët policor në ShSKUK dhe spitale rajonale”, ka theksuar ai.
Sevçla ka përfunduar duke e falënderuar ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për gatishmërinë në shërbim të të gjithë rekrutëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...