Lajme

Arrestohet shoferi i autobusit për trafikim të 57 emigrantëve

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 02 June 2022

Një person nga fshati Milloshevë të Obiliqit është arrestuar për shkak se dyshohet për trafikim me emigrantë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një komunikate për media thuhet se personi i dyshuar është ndaluar për kontrollim nga zyrtarët policor, e ku në autobusin e tij kishte 57 shtetas të huaj.

“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, më 01.06.2022 rreth orës 22:00, është ndaluar për kontrollim nga zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Regjional të Prishtinës një autobus. Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu sipas policisë dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia.

“Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’”, thuhet tutje në komunikatë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera