Lajme

Arrestohet prezantuesi kosovar, pasi tentoi t’ua bëjë kamerën e fshehtë policisë

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 20 September 2020

Gjatë ditës së sotme (e diel) është arrestuar prezantuesi i emisionit “Kojshia Show, Sadri Imeri.

Imeri fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar.

Organet kompetente pas veprimit të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.

-Advertisement-

Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehur dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin.

Sadri Imeri shpeshherë ka provuar këto lloj veprime në emisionin e tij, por kësaj radhe nuk i ka rezultuar ashtu siç duhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera