Lajme

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 12 August 2026

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

-Advertisement-

Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy