Lajme

Arrestohet personi që kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 31 August 2023

Prokuroria Speciale ka arrestuar të enjten një person me inicialet N.S., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kanosur me vrasje kryeministrin e Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” me përmbajtje inkriminuese.

Po ashtu, bëhet e ditur se këtë deklaratë ai e ka përsëritur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS” në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera