Lajme

Arrestohet një person për kanosje ndaj zyrtarëve policor

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 24 January 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili kishte shkelmuar veturën e Policisё në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në komunikacion.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё e tij duke i kanosur zyrtaret Policorë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.01.2023, rreth orёs 11:40, nё rrugën “ Eliot Engel” nё Pejё, pёr deri sa zyrtaret Policor ishin duke shqiptuar fletgjobё pёr kundёrvajtje nё komunikacion ndaj tё dyshuarit.I dyshuari fillimisht nё shenjё revolte kishte shkelmuar veturën e Policisё, pёr veprimet e bёra i dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё e tij duke i kanosur zyrtaret Policor”m thuhet në njoftimin e plotë.

-Advertisement-

Ndërsa bëhet e ditur se lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera