Lajme

Arrestohet një burrë në Suharekë, në gjendje të dehur sulmoi dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 20 February 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është arrestuar një burrë në Suharekë pasi dyshohet se në gjendje të dehur i ka kanosur dy persona të tjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i janë konfiskuar një kaçavidë dhe një sëpatë e vogël, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar një kaçavidë dhe një sëpatë e vogël. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera